Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi u bënë bashkë për të risjellë dhe njëherë në mendje adrenalinën e viteve ’80 – ’90 dhe për t’i kujtuar publikut shqiptar se çfarë do të thotë art i pastër.
Pavarësisht se kanë kaluar vite nga publikimi i atyre këngëve, publiku mund të rikujtonte çdo frazë, duke qenë se janë të gjitha hite që nuk do të shuhen kurrë. Ruajtja e muzikës së gjallë me orkestrën simfonike të Radio Televizionit Publik Shqiptar e bëri këtë projekt të suksesshëm. Duke i rikthyer fonotekës së muzikës shqiptare vlerat e vërteta. Këngët e “Tre Muskëtjerëve” janë universale dhe këtë e vërtetoi më së miri zëri i publikut që u bë njësh me atë të këngëtarëve.