Koncerti i titulluar “Rroku bashkon njerëzit” është një partneritet midis artistëve Grek dhe Shqiptarë me qëllim forcimin e marrëdhënieve kulturore të dy vendeve.
Nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi. Banda e njohur shqiptare “3 Muskëtjerët” e përbërë nga muzikantët e njohur si Elton Deda - Redon Makashi dhe Aleksandër Gjoka me bashkëpunimin e orkestrës simfonike të Radio Televizionit Grek (ERT), performuan në qytetin e Athinës dhe Selanikut në muajin shkurt 2020.

Një pjesë e të ardhurave nga shitja e biletave shkoi në blerjen e maskave anti - Covid për stafin mjekësor të QSUT.