Për herë të parë u zhvillua në Dropull projekti kulturor “Kronikë në Dropull”, i cili solli një frymë të re nga ajo e projekteve dhe aktiviteteve kulturore që zhvillohen çdo vit në këtë krahinë.
Ky projekt i ndërmarrë nga Shoqata Ura dhe Eleana Zhako ishte një realizim i veçantë.
Aktivititeti startoi me çeljen e ekspozitës fotografike me prezencën e vetë fotografit. Ekspozita “Kronikë në Dropull” kishte një seri të pasur fotografish të Setboun nga krahina e Dropullit dhe nga qyteti i Gjirokastrës gjatë periudhës së komunizmit dhe më pas. Një vend të veçantë zunë fotografitë nga kishat e rrënuara të Dropullit dhe nga periudha e rihapjes së tyre.