Projekti “Festa e Miqësisë” është një projekt gjithpërfshirës, për të gjitha grupmoshat, për të gjitha kulturat.
Me qëllim kryesor në vetvete nxitjen e një ambjenti social, atmosferë festive, në shërbim të komunitetit dhe mbi të gjitha energji pozitive tek të gjithë pjesëmarresit në fund të aktivitetit. Projekti gjatë gjithë viteve të zhvillimit të tij ka iniciuar fushata ndërgjegjësuese për mbledhjen e fondeve, për restaurimin e objekteve historike në qytete si Gjirokastra, Lezha, Tirana etj.
Pjesë e projektit ka qenë edhe promovimi i qyteteve me trashëgimi historike, kulturore e artistike nëpërmjet videove/ vlog promovuese të hedhura më pas në kanalin youtube të projektit. Gjithashtu të vendosura në dispozicion të bashkive të secilit qytet për ta përdorur si material promovues në aktivitete me interes.