Katër femra,
katër artiste,
katër zëra fantastikë,
katër yje të skenës shqiptare u bënë bashkë
për “DIVA Show”.
Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima u ngjitën në skenë për t’i treguar publikut forcën e femrës. Arritjet e një pune të pa lodhur disavjeçare, të cilën e festuan së bashku në një koncert magjik për publikun. Për të treguar që arti i vërtet ska moshë, edhe pse artistet i përkasin dekadave të ndryshme.