“Colour Day Festival” bashkoi në një festival mijëra të rinj shqiptar të apasionuar pas muzikës dhe atmosferës së këndshme. Por mbi të gjitha socializimit, askush nuk mendoi që kjo patentë ndërkombëtare do të funksiononte, për shkak të paragjykimeve për brezin e ri. Por adoleshentët dhe të rinjtë e Tiranës dhe jo vetëm, treguan që janë po aq të civilizuar sa kushdo bashkëmoshatar i tyre në europë. Mjafton që ti krijohen kushtet dhe eksperienca e duhur.