Babagjyshi Sekret është një projekt i konceptuar dhe implementuar nga Shoqata URA.
Qëllimet kryesore të projektit jane: shkëputja e fëmijëve sadopak nga jeta digjitale e cila gjithmonë e më shumë merr kohë nga përditshmëria e tyre. Reflektimi i tyre rreth sjelljes dhe arritjeve të vitit që lënë pas. Nxitja e shpresës që dashuria pa kushte ekziston. Lumturi të fal edhe një i pa njohur, kështu fitojmë një qytetar më të mire për të ardhmen.
Rikthejmë traditën e shkëmbimit të letrave me shkrim dore, njësoj si dikur. Nga ana tjetër i kujtojmë të rriturve të cilët bëhen Babagjysh Sekret, që të dhurosh të jep po aq kënaqësi sa të marrësh.