Festivali Argjiro Fest filloi rrugën e tij në vitin 2016 si vijim i festimeve për “Ditët e Trashëgimisë Kulturore”. Festivali mbledh në Odeonin e kalasë së qytetit të Gjirokastrës përfaqësues nga i gjithë rajoni të folklorit në këngë, valle, poliforni etj.
Festimet e 4 ditëve mbyllen me fituesin e festivalit dhe manifestime festive në gjithë qytetin.

Trashëgimia kulturore është zemra e këtij festivali. Të ruajmë traditën e të parëve tanë dhe të shkëmbejmë kulturën me fqinjët.