Pas 17 vitesh karrierë muzikore, këngëtarja Anxhela Peristeri vendosi që të realizojë recitalin e saj të parë "Reflektim".
I konceptuar si 4 stinët e vitit, repertori muzikor i Anxhelës nisi me këngën "Ishe mbret" e cila ende në ditët e sotme, klasifikohet si një nga hitet më të bukura të saj.
U zgjodh enkas "Qendra Kulturore tek Katedralja Orthodokse" për t`i qëndruar besnik natyrës së këngëve të Peristerit: intime, të ndjera, njerëzore.
Këngët e saj transmetojnë njëherazi shpresë, emocion, vuajtje, dashuri të humbura e të përjetshme, një dualitet mes mendjes dhe zemrës, ndjesi personale ku çdokush gjen veten dhe forcë për të ecur përpara.