Viti 2019 ka një simbolikë të veçantë për Shqipërinë dhe në veçanti për Institucionet shqiptare, pasi lidhet me përpjekjet e vazhdueshme, të intesifikuar së fundmi që kanë në fokus integrimin dhe hapjen e Negociatave me B.E.
Një nga momentet më të përshtatshme për ta përcjellë këtë frymë ishte organizimi i “Ditëve Europiane 2019”, në muajin Maj, në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Projekti organizoi një sërë aktivitetesh që u përmbyllën me një spektakël madhështor në Tiranë me datë 9 maj, Dita e Evropës në Amfiteatrin pranë Liqenit Artificial. Ky event përmbyllës, realizoi një spektakël me bazë historike. Një koncert i unifikuar letrar-muzikor-historik, me imazhe reale filmike e simbolike, u realizua në bashkëpunim me një grup profesionistësh në nivel të lartë kombëtar e me eksperiencë.
. Ky event ruajti në thelb edhe simbolikën, vlerat dhe filozofinë e konceptit të Unionit Europian.